Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka quajtur librin e Andi Mustafaj, “Lule Bore” si një filozofi veprimi.
Berisha tha se, kur çdo demokrat të ndihet luftëtar, absolutisht ditët e këtij regjimi shkurtohen me shpejtësi.
Berisha: ‘Lulebore’ thotë është filozofi veprimi.
Po, tani edhe një gjë do të bëj këtu Andi, një dallim. Besniku absolutisht ka qenë njeri për mendimin e lirë, por në ditën e parë që kemi shkuar bashkë nuk është nda asnjë sekond. Ajo ishte një ditë me plot të pasigurta, por ai për karakter nuk u nda një minutë.
Më vonë shkruan këtë librin dhe thotë: unë thotë nuk është se ndjehesha revolucionar, po unë shkova mbas atij që të mos e lija vetëm sepse miqësinë që kishim, kurse Andi është revolucionar në filozofinë e veprimit.
Dhe unë e përgëzoj sepse, sepse sot kemi shumë nevojë. Jemi në kushte vërtet të veçanta, por jemi në kushte në të cilat mund të bëjmë shumë më tepër.
Nuk është se s’po bëjmë, por Partia Demokratike ka nevojë të ngjitet në nivele shumë më të larta dhe të bëjë, dhe ka potenciale për të bërë shumë më tepër.
Duhet të pranojmë se jemi në diktaturë autoritare dhe se s’ka mision më të shenjtë sesa lufta kundër saj.
Kur një demokrat të ndihet luftëtar dhe kur çdo demokrat të ndihet luftëtar absolutisht ditët e këtij regjimi shkurtohen me shpejtësi.
Ndaj dhe ajo çka unë do t’ju sugjeroja që ta lexoni këtë vepër, është e shkruajtur shumë bukur, është e shkruajtur me shumë ndjenjë dhe përgjegjësi.
Është e shkruajtur me përgjegjësi. Dhe me një analizë të shkëlqyer të realitetit të sotëm.
Duhet do ndihmojë çdo qytetar, çdo njeri të lexojë se cili është realiteti në të cilin ai jeton. Dhe shumë urime.
Gazeta RD