Kryetarja e degës së PD të njësisë nr.9, Eda Grimçi në një intervistë për Syri Tv thotë se, referendumi i votëbesimit të kryetarit të PD, Sali Berisha është një proces i mirëpritur nga anëtarësia demokrate.
Grimçi thekson se kemi të bëjmë e një reëferendum të pastër besimi për liderin historik, Sali Berisha. Ndërsa akuzat mediatike dhe “teoritë e konspiracionit” për mungesën e një gare reale janë “helme” të sponsorizuara nga lobe dhe grupe interesi që synojnë vetëm dëmtimin e partisë.
Ajo thotë se është vënë re një pjesëmarrje e lartë e njerëzve që duan të votojnë.
Procesi po shkon shumë mirë. Tani është ora 9:30, domethënë ka një orë e gjysmë që ka filluar, dhe në degën 9, ne jemi një degë me rreth 1700 anëtarë, dhe deri tani kanë votuar të paktën 130-135 anëtarë për një orë e gjysmë. Kështu që procesi po shkon shumë mirë. Vihet re një dëshirë për të votuar. Njerëzit vijnë dhe votojnë për kryetarin e Partisë Demokratike e sidomos votohet për doktor Berishën. Pjesëmarrja është shumë e lartë sepse unë e shoh nga njerëzit që vijnë edhe votojnë, që janë njerëz që ndoshta gjatë fushatës nuk kanë qenë aktivë, pra anëtarë që nuk kanë qenë aktivë ose janë më pak aktivë, por për të votuar për kryetarin, anëtarësia vjen edhe voton.
Si e kanë pritur anëtarët e Partisë Demokratike referendumin e votëbesimit ndaj kryetarit të Partisë Demokratike…
-Me thënë të drejtën, të bëhet shumë mirë kjo pyetje, sepse kemi mbi një muaj që dëgjojmë helme, helme të panumërta dhe teori konspirative e akuza të panumërta. Të gjithë janë të shqetësuar përveç anëtarëve të Partisë Demokratike. Domethënë, anëtarët e Partisë Demokratike e kanë pritur shumë mirë, po i drejtohen kutive të votimit edhe po votojnë. Nuk ka asnjë shqetësim. Asnjë anëtar i degës 9 nuk më ka thënë pse është në formë referendumi, sepse ne nuk i konsiderojmë. Ata që nuk e dinë se çfarë është Partia i konsiderojnë zgjedhje me një kandidaturë. Këto nuk janë zgjedhje me një kandidaturë, ky është një referendum.
Në 2022-shin kemi bërë referendum për kryetarin e Partisë Demokratike. Pra nuk është hera e parë që demokratët votojnë në formë referendumi për kryetarin e Partisë Demokratike. Dhe nuk kam patur asnjë shqetësim.
Unë për shembull ditën e djeshme u kam dërguar mbi 1000 mesazhe anëtarëve aktivë numrat e të cilëve unë i disponoj dhe kam në databazën e degës, dhe nuk kam marrë asnjë mesazh që të më thotë ‘pse me një anëtar, pse vetëm doktori, pse s’ka kandidaturë të tjera’. Pra, ky është një shqetësim i atyre që s’kanë: 1. Asnjë akses në Partinë Demokratike. 2. Asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Por në masën më të gjerë, shqetësimi është i atyre që gjithçka e bëjnë për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe në këndvështrimin tim e gjithë kjo tymnajë ka qenë e lobuar e e sponsorizuar mediatikisht dhe pastaj edhe nga mendoj grupe lobe… grupe interesi të ndryshme.
Gazeta RD