Berisha: Mirënjohje për të gjithë demokratët që më votëbesuan masivisht në krye të PD! Ne jemi një familje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët pas rikonfirmimit në referendumin e demokratëve, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehi një mirënjohje të veçantë për ata që votuan ndryshe.

Berisha tha se ne jemi një familje e mbrujtur në palcë, në qelizë me diversitetin, me standardin demokratik.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta.

Jam këtu para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin më të thellë për të gjithë ata demokrate e demokratë, që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv në krye të Partisë Demokratike.

Një mirënjohje e veçantë shkon edhe për ata që votuan ndryshe.

I garantoj se vota e tyre ndryshe, apo kundër abstenim qoftë, do mbahet shënim në kuptimin e asaj që do bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigje më të mirë atyre hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër ose abstenuan.

Jemi një familje e mbrujtur në palcë, në qelizë me diversitetin, me standardin demokratik.

Shumë mirënjohje për ata qindra e qindra komisionerë në të katër anët e vendit, të cilët organizuan këtë proces shembullor në të gjitha degët e PD të Shqipërisë.

Falënderim të përzemërt për kryetarët, udhëheqësit politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve në mbarë vendin, kryesitë dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë proces.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, të modernizuar dhe më të vendosur se kurrë në misionin e saj!

Kryetari I PD, Sali Berisha tha se, demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, …