Vokshi: 39441 demokratë votuan në referendum, Sali Berisha konfirmohet me 37,341 vota pro

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, ka publikuar rezultatet e referendumit për kryetar në Partinë Demokratike.

Vokshi deklaroi se, Sali Berisha është konfirmuar në detyrë me 37341.

Vokshi: Sot në 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike.

Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike.

Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon.

Numri total i votave të numëruara pra, numri total i pjesëmarrësve është 39,441.

Nga këto, rezulton, vota të vlefshme 38,902.

Vota të pavlefshme 539.

Nga votat e vlefshme, vota pro kryetarit Sali Berisha 37,341.

Vota kundër 1,055.

Vota abstenim 506.

Suksese kryetarit Sali Berisha për rikonfirmimin e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, të modernizuar dhe më të vendosur se kurrë në misionin e saj!

Kryetari I PD, Sali Berisha tha se, demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, …