Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit

Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit në referendumin për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Procesi ishte parashikuar fillimisht të mbyllej në orën 18:00, por u vendos që votimi të shtyhej me një orë për shkak të fluksit të lartë të votuesve në orët e fundit të ditës.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave të votimit në të gjitha degët e Partisë Demokratike në mbarë vendin, ku anëtarët e kësaj force politike kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës për zgjedhjen e kreut të partisë.

Sipas raportimeve nga terreni, procesi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa probleme të theksuara, ndërsa pjesëmarrja më e lartë është regjistruar gjatë orëve të pasdites, çka ka sjellë edhe vendimin për zgjatjen e afatit të votimit.

Tashmë, pas mbylljes së procesit në të gjitha qendrat e votimit, pritet që të nisë edhe faza e numërimit të votave dhe më pas publikimi i rezultateve përfundimtare nga strukturat përkatëse të Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Emigranti: Kam ardhur nga Amerika, do të vijnë me mijëra!

Protesta në Tiranë, që ka hyrë në ditën e saj të 24-t radhazi, ka vijuar …