Berisha: Mirënjohje për të gjithë demokratët që më votëbesuan masivisht në krye të PD! Ne jemi një familje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët pas rikonfirmimit në referendumin e demokratëve, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehi një mirënjohje të veçantë për ata që votuan ndryshe.

Berisha tha se ne jemi një familje e mbrujtur në palcë, në qelizë me diversitetin, me standardin demokratik.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta.

Jam këtu para së gjithash për të shprehur mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin më të thellë për të gjithë ata demokrate e demokratë, që sot votuan për riafirmimin tim në një votëbesim masiv në krye të Partisë Demokratike.

Një mirënjohje e veçantë shkon edhe për ata që votuan ndryshe.

I garantoj se vota e tyre ndryshe, apo kundër abstenim qoftë, do mbahet shënim në kuptimin e asaj që do bëj gjithçka për t’u dhënë përgjigje më të mirë atyre hezitimeve apo vërejtjeve për të cilat ata votuan kundër ose abstenuan.

Jemi një familje e mbrujtur në palcë, në qelizë me diversitetin, me standardin demokratik.

Shumë mirënjohje për ata qindra e qindra komisionerë në të katër anët e vendit, të cilët organizuan këtë proces shembullor në të gjitha degët e PD të Shqipërisë.

Falënderim të përzemërt për kryetarët, udhëheqësit politikë të qarqeve, kryetarëve të degëve në mbarë vendin, kryesitë dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë proces.

About Redaksia

Check Also

Priti Ramën, eurodeputetja franceze kritikon Macron: S’duhet t’i ofrosh dorën një qeverie që po mashtron vendin!

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit …