Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria kanë shkatërruar fjalën, tani ajo quhet censurë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi tha se, mediat e kontrolluara nga qeveria kanë shkatërruar fjalën, duke theksuar se, po studiojmë edhe debatet.

Berisha tha se, analiza e debateve dhe e lajmeve së bashku, dëshmon se mediat e kontrolluara nga qeveria, kanë shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë.

Berisha: Tani, ne po studiojmë debatet, negativitetin dhe pozitivitetin, tematikat e tyre. Të dhënat paraprake janë një egërsi dhe armiqësi e paparë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe opozitës.

Analiza e debateve dhe e lajmeve së bashku, dëshmon se mediat e kontrolluara nga qeveria, kanë shkatërruar kontratën themelore të njeriut me shoqërinë.

Kontrata më themelore e njeriut me shoqërinë, është kontrata e gjuhës. E fjalës dhe e kuptimit të fjalës. E fjalës dhe e kuptimit të fjalës.

Sot, ajo që quhet censurë, nga Edi Rama, dhe mediat që në seriale transmetojnë dhe nuk e verifikojnë, është anticensurë. Sot, në qoftë se hyn në tematikat, ajo që është forma më e lartë e demokracisë, forma më e lartë e përfaqësimit, dhe ajo është demokracia direkte, apo referendare, demonizohet nga mediat e qeverisë si procedurë totalitare, si procedurë autoritare.

A ka korrupsion më të madh të fjalës, referendum dhe demokraci direkte sesa kjo? Nuk ka. Përmbysje të kuptimit të tyre, dhe këtë bëjnë mediat. Pse ndalem këtu?

Ndalem këtu prapë, jam ndal dhe do ndalem vazhdimisht tek e keqja banale. Sepse mediat e kontrolluara nga qeveria, janë përçues, përhapës më kryesorë, më të papërgjegjshëm të të keqes banale.

Ato, në mënyrën më të verbër shkatërrojnë kontratën themelore të njeriut me komunitetin, që është kontrata e gjuhës, fjala dhe kuptimi i saj. Ato marrin përsipër ta zhveshin fjalën nga kuptimi totalisht dhe të paraqesin të kundërtën e saj.

Është një situatë dramatike me të cilën Partia Demokratike do përballet me vendosmërinë më të madhe.

Partia Demokratike beson se gazetarët në tërësinë e tyre, nuk do të donin të pajtoheshin kurrë me një situatë të tillë. Jo. Nuk do donin kurrë të përdornin profesionin e tyre në funksion të një grushti mafiozësh që s’kanë princip, ligj, as kushtetutë dhe i shndërrojnë mediat e tyre në hanxhar të fjalës së lirë dhe të të vërtetave.

Por ne do vazhdojmë këtë betejë. Urdhëroni, ja ku i keni faktet.

Po të hysh tek studiot, del absolutisht mbi 90% sulme, shpifja, trillimi ndaj opozitës. Manipulimi ndaj opozitës.
Ju falënderoj!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kuvendi i PD do të jetë i kushtrimit për riorganizimin dhe një ripërtëritje të fuqishme

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, pas zgjedhjeve të rikonfirmimit tuaj në detyrë, të shtunën …