Gjyqi i Bolinos për vjedhjen e pasurisë publike, Gjykata e Tiranës e kalon çështjen tek GJKKO

Gjykata e Tiranës ka marrë një vendim të ndërmjetëm për të shpallur moskompetencën në gjykimin e çështjes ku përfshihen Belind Këlliçi, Jamarbër Malltezi dhe Carlo Bollino, duke e transferuar atë në Gjykatën e Posaçme. Shkak për këtë lëvizje është bërë statusi i veçantë i Belind Këlliçit si deputet.

Pavarësisht se vepra penale për fyerje dhe shpifje pretendohet të ketë ndodhur jashtë kohës kur ai mbante mandatin, legjislacioni dhe praktika unifikuese e Gjykatës së Lartë përcaktojnë se kompetenca për gjykimin e fakteve penale që lidhen me deputetët i takon ekskluzivisht Gjykatës së Posaçme.

Avokatja Adrian Kalaja tha pas seancës se, sipas argumenteve të tyre, Gjykata e Posaçme zotëron autoritetin dhe mjetet e duhura procedurale për të administruar kallëzimet e dorëzuara më herët në SPAK.

Adriana Kalaj: Siç u njoftua në seancën pararendëse, sipas vendimit të ndërmjetëm që mori Gjykata e Tiranës, rezultoi që kjo çështje do kalonte për kompetencë në Gjykatën e Posaçme për shkak të cilësimit të veçantë që ka zoti Belind Këlliçi. Pavarësisht se vepra penale që pretendohet nga kërkuesi ka ndodhur në momentin që zoti Këlliçi nuk ka patur mandatin e deputetit, por në arsyetimin e bërë sot nga Gjykata e Tiranës, u referua më tepër fakti që në çdo lloj rrethane apo fakti penal, kompetencën për gjykimin ndaj deputetëve e ka vetëm Gjykata e Posaçme.

Ndërkohë që edhe për zotin Malltezi u mor i njëjti vendim në referim të nenit 80 të Kodit të Procedurës Penale, pra lidhur me bashkimin e kërkesave dhe nga ana tjetër duke qenë se jemi përpara të njëjtit fakt penal, u gjykua nga ana e kryetares së seancës që çështja, siç ishte në Gjykatën e Tiranës pra e bashkuar për të dy veprat penale që pretendohet nga kërkuesi qoftë për fyerjen, qoftë për shpifjen, të kalonte për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Kjo në referim të Kodit të Procedurës Penale por edhe të vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë.

Nga ana tjetër unë mendoj që ky është një hap shumë pozitiv në raport me të dy personat e kallëzuar qoftë për zotin Këlliçi, qoftë për zotin Jamarbër Malltezi, pasi duke qenë se jemi tani në Gjykatën e Posaçme, Gjykata e Posaçme ka të gjithë tagrin dhe lehtësinë proceduriale për të marrë kallëzimet që kemi bërë ne në SPAK dhe për të vërtetuar që të gjithë deklaratat e bëra qoftë nga zoti Këlliçi, qoftë nga zoti Malltezi janë të bazuara në prova dhe është e vërtetuar katërcipërisht vjedhja e një pasurie publike.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Trualli i shkollës u tjetërsua për ndërtimin e televizionit të Bollinos! 

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë një deklarate për mediat, ka vijuar betejën e tij …