Berisha: Referendumi kishte vlerë të jashtëzakonshme, i tha Edi Ramës se fundi yt është i shpejtë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ tek kryeministria, tha se, referendumi kishte një vlerë të jashtëzakonshme sepse i tha Edi Ramës se fundi yt është i shpejtë duke shtuar se, propagandën e tij e mori Lana.

Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë ju demokrate e demokratë të pamposhtur që mblidheni këtu çdo ditë të hënë në parlamentin e fjalës së lirë të qytetarëve të Tiranës.

Një përshëndetje vëllazërore të përsëritur edhe njëherë atyre rreth 40 mijë demokrateve e demokratë, që dy ditë më parë në nderim të vlerës themelore të njerëzve të lirë, që është vota e lirë, pas një presioni dhe terrorizmi psikologjik tremujor, dolën, u paraqitën në kutitë e votimit, shprehën vullnetin e tyre, shprehën besim ndaj meje.

E kam theksuar më parë dhe e theksoj se ai referendum kishte një vlerë të jashtëzakonshme.

E them këtë jo se ata që votuan në 90 e ca përqind shprehën votëbesimin ndaj meje.

Por vlera më e jashtëzakonshme e atij referendumi është se ai u ngrit si një gjigant i vullnetit të njerëzve të lirë për t’i thënë Edi Ramës se ne këtu jemi, dhe se fundi yt është i shpejtë.

Për t’i thënë kreut të Meduzës se muaj e muaj të propagandës tënde, me të cilat u përpoqe të na mashtrosh, u përpoqe të na shkurajosh, me të cilat u përpoqe të shkelmosh mbi vullnetin tonë, i mori Lana.

Dhe se ne këtu jemi përsëri karshi kësaj ndërtese, në këtë bulevard, më të vendosur se kurrë të të japim atë që meriton.

Ishte madhështor referendumi juaj, jo se ju votuat për Sali Berishën, por madhështia e tij ishte se ju dëshmuat se nuk pranoni kurrë të keqen banale.

Se ju jeni njerëz me ndërgjegje të lartë politike.

Jeni elita e mendimit të kombit shqiptar.

Se nuk mashtroheni me asgjë.

Nuk nënshtroheni nga asgjë.

About Redaksia

Check Also

Geci: Përballë kemi pushtetin dhe krimin, kanë uzurpuar institucionet!

Anëtari i departamentit ‘Brain Gain’, Marjan Geci, e cilësoi referendumin e së shtunës, një model …