IDU e drejtuar nga republikanët e presidentit Trump uron Berishën për rikonfirmimin në krye të PD

IDU uron Sali Berishën për rizgjedhjen në krye të PD:  Do të luftojë për të siguruar që vendi të përmbushë të gjitha kriteret e integrimit në BE

International Democracy Union (IDU) ka përgëzuar Prof. Dr. Sali Berisha për rizgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike.

Në një reagim zyrtar, IDU vlerëson rolin e Berishës në drejtimin e opozitës shqiptare, duke theksuar se nën udhëheqjen e tij Partia Demokratike do të vazhdojë të mbajë përgjegjëse qeverinë socialiste dhe të angazhohet për përmbushjen e kritereve të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

‘Nën udhëheqjen e tij, Partia Demokratike e Shqipërisë do të vazhdojë të mbajë qeverinë socialiste nën llogaridhënie dhe të luftojë për të siguruar që vendi të përmbushë të gjitha kriteret e integrimit në BE.’, shkruan IDU në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Imuniteti i Ballukut/ Ambasadori gjerman: Lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, kusht i panegociueshëm!

Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare të ditës së sotme me Shqipërinë në Bruksel, ambasadori i …