Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me rastin e Kurban Bajramit ka zhvilluar një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Berisha ka uruar mbarë qytetarët shqiptarë këtë festë, të sakrificës dhe frymëzimit.
Mesazhi i kryetarit të PD, Sali Berisha
Të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, por dhe të gjithë shqiptarëve që sakrifikojnë për të mirën e tyre, familjes, që sakrifikojnë për besimin tek Zoti dhe tek vendi, i uroj gëzuar këtë ditë.
Ditë që simbolizon, frymëzon sakrificën mbi të cilën ndërtohet gjithçka e mirë në tërë historinë e njerëzimit.
Uroj që Bajrami tjetër të na gjejë dhe ta bëjmë më mirë.
Faleminderit!
Gazeta RD