Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo sakrificë në mbarësi e gëzim…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Në një postim në faqen e tij në facebook kreu i PD, shkruan se, le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë tonën dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar.

Postimi

Gëzuar Kurban Bajramin!

Miq, sot besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin. Le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë tonën dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Bajramin tjetër më mirë ta festojmë. Gëzuar! #sb

About Redaksia

Check Also

Nis rrëzimi i regjimit “Rama”/ Mijëra studentë në revoltë

Përshkallëzohet ndjeshëm revolta studentore në kryeqytet. Mijëra të rinj e studentë janë derdhur në rrugë …