Berisha: Gëzuar Kurban Bajramin, ditë që frymëzon sakrificën! Bajrami tjetër ta bëjmë më mirë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me rastin e Kurban Bajramit ka zhvilluar një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Berisha ka uruar mbarë qytetarët shqiptarë këtë festë, të sakrificës dhe frymëzimit.

Mesazhi i kryetarit të PD, Sali Berisha

Të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, por dhe të gjithë shqiptarëve që sakrifikojnë për të mirën e tyre, familjes, që sakrifikojnë për besimin tek Zoti dhe tek vendi, i uroj gëzuar këtë ditë.

Ditë që simbolizon, frymëzon sakrificën mbi të cilën ndërtohet gjithçka e mirë në tërë historinë e njerëzimit.

Uroj që Bajrami tjetër të na gjejë dhe ta bëjmë më mirë.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Bardhi: “Fuck you” është thelbi i mënyrës se si Edi Rama e ushtron pushtetin!

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kryeministri Edi Rama shpërtheu në fyerje …