Pas rikonfirmimit si Kryetari i PD, Berisha pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të PPE, Dolores Montserrat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim Sekretaren e Përgjithshme të Partive Popullore Europiane, Dolors Montserrat, e cila i shprehu urimet për rikonfirmimin në krye të PD.

Në fokus të takimit ishin zhvillimet aktuale, në shqipëri dhe procesi i integrimit të vendit.

Postimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha

Pata kënaqësinë dhe nderin të pres në takim Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane (PPE) dhe eurodeputeten, Dolors Montserrat.

Në këtë takim u shoqërova nga bashkëpunëtorët e mi: Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, si dhe Enri Çeno, Sekretar i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Zonja Montserrat më uroi gjithashtu suksese për rikonfirmimin tim si kryetar i Partisë Demokratike, si dhe për mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit Kombëtar që mbahet këtë të shtunë.

Diskutuam në një atmosferë shumë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet demokracia në vend, si dhe për rrugëtimin europian të shqiptarëve.

Theksova se ëndrra e përhershme e shqiptarëve ka qenë integrimi europian dhe aspirata për ta parë Shqipërinë si pjesë të denjë të familjes europiane. Shqiptarët e meritojnë plotësisht integrimin në Bashkimin Europian, por korrupsioni sistemik, kapja e institucioneve dhe narkoregjimi kanë mbetur pengesa serioze për përmbushjen e standardeve europiane.

Gjatë bisedës ndamë shqetësimin për largimin masiv të të rinjve shqiptarë, dobësimin e shtetit ligjor dhe nevojën urgjente për zgjedhje të lira e të ndershme, si themel i një demokracie funksionale.

Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar që Dolors Montserrat dhe Partia Popullore Europiane i kanë dhënë Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve. Solidariteti dhe mbështetja e PPE kanë qenë jetike në betejën tonë për demokraci, pluralizëm dhe vlera europiane.

E falënderova gjithashtu zonjën Montserrat për miqësinë, bashkëpunimin dhe angazhimin e saj të palëkundur në mbështetje të shqiptarëve dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Teliti: Qeveria po falimenton biznesin vendas për të favorizuar importin

Këshilltari ekonomik i PD, Dorian Teliti ka reaguar ashpër në lidhje me goditjen e padrejtë …