Seanca e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me debate të ashpra mes bashkëkryetarëve.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi reagoi ashpër pas ndërhyrjes së bashkëkryetarit të PS-së, Arbjan Mazniku, i cili i hoqi mikrofonin duke mos e lejuar të përfundojë parashtrimin e tij.
Gjatë përplasjes u dëgjuan replika të forta, ku Boçi akuzoi Maznikun për ndërhyrje jo etike, ku u shpreh se nuk do e lejonte vazhdimin e kësaj ‘orkestre’. Debati përfundoi me largimin e Boçit nga salla, duke tensionuar më tej mbledhjen.
Pjesë nga debati:
Boçi: Mund ta mbyll se nuk është etike. Jo me ma heq mua mikrofonin…
Mazniku: Kanë folur nga ana e opozitës, nuk ka fol asnjë nga maxhoranca.
Boçi: Nuk është etike që ndërhyn në fjalën time. Tani e tepruat. Nuk po bëj pyetje, po bëj parashtrim. Unë e kuptoj se fjala pyetje ju axhiton. Ta përfundoj une.
Mazniku: Nuk mund të vazhdojë kjo histori.
Boçi: Nuk bëhet kjo sfidë në këtë formë se jemi edhe live. Në komision nuk pranoj sfida të tilla. Parashtrimin tim nuk dua të ma ndërpresë kush, asnjë deputeti s’mund t’ja ndërpresim edhe ne dhe jo më të ndërhyjmë ne si bashkëdrejtues. Këtu stop orkestra.
Mazniku: Jepni fjalën.
Boçi: Mos bëj si kalama, ta mbaroj. Ça është kjo ndërhyrje.
Mazniku: Keni dy orë që nuk i jepni fjalën një personi të maxhorancës.
Boçi: Ja mbaje mikrofonin e fute në xhep. Kjo tregon autoritetin tënd.
Mazniku: Mos abuzoni me hapësirën që iu është lënë.
Boçi: Mbaje ta gëzosh.
Gazeta RD