Reagon pastori Akil Pano: QSUT po nis terapi hormonale, po përdoren fëmijët për ideologji gjinore!

Pastor Akil Pano ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke denoncuar një fushatë linçimi ndaj tij, familjes dhe Koalicionit Shqiptar Pro Familjes & Jetës.

Në postimin e tij në Facebook, Pano thekson se, organizata që mbështesin ligjin për barazinë gjinore kanë intensifikuar sulmet pas qëndrimeve të tij kundër përdorimit të fëmijëve në aktivitete që ai i konsideron të lidhura me ideologjinë gjinore.

Pano deklaron gjithashtu se një nga gratë pjesëmarrëse në ceremoninë e zhvilluar në tarracën e Bashkisë së Tiranës ka ngritur padi ndaj tij dhe djalit të tij, Jonathan Pano, në Gjykatën e Tiranës. Në reagimin e tij, ai ngre shqetësime edhe për atë që e quan përfshirje të institucioneve shtetërore në promovimin e terapive hormonale dhe ndërhyrjeve për personat transgjinorë, duke pretenduar se këto politika po financohen nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë

Organizatat mbështetëse të ligjit të barazisë gjinore kanë nisur një fushatë të egër linçimi ndaj meje dhe familjes time.

Ndërkohë njëra nga gratë lesbike të ceremonisë në tarracën e Bashkisë Tiranë më ka paditur mua dhe djalin tonë në Gjykatën e Tiranës, sepse po mbroj fëmijët Shqiptarë nga ideologjizimi gjinor dhe përdorimi i fëmijëve në parada.

Sulmi i tyre bëhet ndaj meje dhe Jonathan Pano dhe Koalicioni Shqiptar Pro familjes & jetës ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë URDHËRON QSUT të fillojë TERAPITË HORMONALE PËR TRANSGJINORËT, duke përfshirë dhe ‘fëmijët transgjinorë’ dhe ndërhyrjet kirurgjikale. (Nga taksat tona natyrisht)

Zoti me ne miq do vlerësonim shumë mbështetjen tuaj me shpërndarjen e këtij postimi.

Ju falenderojmë për lutjet dhe mbështetjen tuaj.

About Redaksia

Check Also

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike – një moment vendimtar!

Nga Bislim AHMETAJ PD si forcë qeverisëse. Kuvendi Kombëtar i së shtunës duhet të projektojë …