Bufonada…

Nga Iva V.GRILLO

Që BE kishte vendosur t’a pranojë Ramën si “derr në thes” në tavolinat, takimet e konferencat e zgjerimit, kjo ishte bërë e qartë prej kohësh nga deklaratat “belbëzuese” të diplomacisë evropiane… deklarata në të cilat nga njera anë dallohej nervozizmi me situatën e dalë jashtë kontrolli në Shqipëri, por nga ana tjetër edhe një pafuqi e qartë e shteteve evropiane për t’a pranuar hapur këtë realitet.

Mesa duket dobësimi i Evropës në një botë gjithnjë e më të pasigurtë e ka diktuar këtë qëndrim. Dhe nga ky qëndrim i vendeve anëtare të BE-së pavarësisht gjendjes se saj, Shqipëria ka “qarin” e saj nëse mbledh mendjen dhe e merr seriozisht çështjen e standarteve.

Por më pas, vumë re se ajo që duhet të ishte një konferencë serioze dhe moment reflektues u kthye në një bufonadë nga aktorë të cilët kanë gjithnjë aftësinë (apo më mirë paturpësinë) për t’a kthyer një moment historik në një skeç bajat…

Kryeministrin shqiptar e njohim tashmë për banalitetin dhe protagonizmin e tij “joshës” vend e pa vend, në funksion tërësisht të egos e pushtetit të tij.

Por pyetja që shtrohet është cila është arsyeja që përfaqësuesja e komisionit të zgjerimit sillet si një çupëlinë “lozonjare” duke e reduktuar staturën e saj dhe institucionit që përfaqëson në një hiç?!

Në fakt skenat që shohim herë pas here nuk nuk janë thjeshtë “skeçe” bajate…

Ato janë shërbime e qoka të pastra që këta aktorë specifikë i bëjnë njeri-tjetrit për interesa që në pikën fundore nuk lidhen në fakt as me interesat e vendeve anëtare të BE-së e as me ato të Shqipërisë.

Ndërkohë që interesi i kryeministrit të qeverisë më të korruptuar në Evropë për të çimentuar pushtetin e tij dihet, nuk duhet të harrojmë që BE ka një ushtri burokratësh karriera dhe mirëqënia e të cilëve varet nga “historitë e suksesit” që i shiten publikut europian me hir apo me pahir.

Deviza e këtyre burokratëve është: “suksesi në mos qoftë…u krijoftë” sepse vetëm kështu lulëzojnë karrierat, projektet e përfitimet e tjera.

K jo është arsyeja përse shohim kaq shpesh burokratë e diplomatë “lozonjarë” që ose i fërkojnë dorën ose e puthin fort pushtetin… në të dyja faqet…

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "dosja.al "Nuk Te do ti mua?"/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministin Rama në faqe dobestg5s Adobestoe A pig in a poke"

About Redaksia

Check Also

Ngjashmëritë dhe dallimet mes Edi Ramës dhe Pedro Sanchez!

Nga Belind KELLIÇI Pedro Sanchez ka disa të përbashkëta me Edi Ramën. Janë në forumet …