Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ish-ministren, tashmë deputete, Olta Xhaçkën, se është një mëkatare e jashtëzakonshme.
Berisha, pas takimit që zhvilloi në Kuvendin e Shqipërisë me përfaqësues të ‘Komisionit të Venecias’, tha se, Olta Xhaçka është një mëkatare e jashtëzakonshme, ajo përfaqëson një lubi në vetvete.
Berisha: Problem tjetër kaq themelor është armiqësia e institucioneve ndaj opozitës.
Është shkalla ekstreme e politizimit të KQZ-së dhe SKAP-it të partisë.
Pra, problemi është, ligji shkelet, po kush nxjerr përgjegjësitë? Mund t’ju them se nga 43 dosje të dërguara, të shqyrtuara, vetëm një penalizim! Të gjitha të tjerat amnisti nga SKAP-i i partisë, duke u dëshmuar kështu një problem madhor për pluralizmin politik dhe demokracinë. Dhe ne, shprehëm mendimin tonë se, është e domosdoshme që institucionet e shqyrtimit të ankesave, e vlerësimit të ankesave, të kenë një lloj pavarësie dhe objektiviteti, besnikërie ndaj ligjit. Mendoj se takimi ishte shumë i mirë.
Natyrisht, këta zotërinj dhe zonja kanë ardhur të marrin mendimet e partive politike për të dhënë rekomandime, të cilat kanë qenë gjithnjë jashtëzakonisht të dobishme, por janë hedhur gjithnjë poshtë nga qeveria. Mos harroni pak simbolin e refraktaritetit të organizatës kriminale me në krye Edi Ramën, në rastin e Olta Xhaçkës, e cila është një mëkatare e jashtëzakonshme.
Ju them unë ju. Po, po, nuk e dini ju, nuk e dini ç’është Olta. Olta përfaqëson një lubi në vetvete. Madje ka rrezik që ia kalon dhe lakmisë së asaj tjetrës.
Gazeta RD