Skandali i vilës së Dumanit/ Berisha: Në vitin 2003 u deklarua e përfunduar, në vitin 2004 rezultonte tokë arë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje skandalin e vilës së ish-kreut të SPAK, prokurorit Altin Dumani.

Në deklaratën për gazetarët nga organi procedues, Berisha tha se kjo vilë në vitin 2003 u deklarua e përfunduar, ndërsa në vitin 2004 rezultonte tokë arë.

Berisha: Por Dumani nuk ka vetëm këtë.

Dumani, i cili ka nxjerrë nga vetingu gjykatës se ke pirë kafe me nipin tënd, nipi yt, i cili dyshohet se merret me këto dhe ato, vetë Dumani hedh valle me Andon Pangon, delinkuent, i dënuar 6 vite burg sepse në një pallat pesëkatësh, ku ka marrë zyrën, se ka dy këtu, edhe zyra, edhe apartamenti i banimit janë tek pallati i Andon Pangos, në këtë pallat pesëkatësh, ky zotëri pretendon se Andon Pango, që ndërtoi pallatin dhe që hodhi valle me të në Miçigan apo në Nju Jork, i dërgoi badigardin e tij, të paguar nga shteti, nuk ndodh kurrë, për të nxjerrë një çift të moshuar nga apartamenti, të cilin Pango e kishte shitur dy herë.

Shikoni si është puna, prokurori dërgon badigardin për të nxjerrë dy të moshuar nga apartamenti që i kishin paguar Andon Pangos, por Andon Pango e kishte shitur për së dyti.

Cili ishte shpërblimi që merrte Dumani nga Andon Pango, atë duhet ta hetojnë organet kompetente.

Por vjen çështja interesante, ja një deklaratë e famshme e bërë nga vjehrri dhe vjehrra, prindërit e Dumanit…

Klodiana Lala: Zoti Berisha, këto janë çështje të përsëritura. Kemi çështje më të rëndësishme sot…

Sali Berisha: Prit Klodiana, siç e keni marrë vesh, unë përgjigjem me çështje të lidhura me këtë ndërtesë. Të jeni të bindur se nuk ka njeri më të hapur se unë për pyetjet.

Por ka një gjë që thotë gjithçka në vendin e duhur. Dhe vendi i duhur për pyetjet e tjera, është selia e PD.

Pra, kanë deklaruar vjehrri dhe vjehrra në veting se kanë përfunduar vilën në vitin 2003.

Vila ku banon Dumani është përfunduar në vitin 2003. Ka filluar në vitin 1999. Ky mashtrim, vetëm me një qëllim të mos hamendësojë kush se Dumani ka futur paratë e veta për ndërtimin e vilës.

Kjo është arsyeja pse kanë gënjyer.

Po cila është e vërteta?

E vërteta është se jo në vitin 2003, por dokumentet shtetërore zyrtare faktojnë se në vitin 2004, ai truall ku është ndërtuar vila Dumani, ai truall ka qenë arë, sipas familjes Çullhaj, sipas kryetarit të lagjes, sipas dokumenteve të hipotekës.

Të gjitha këto janë mashtrimet e tij.

Çfarë e shtyn të mashtrojë, të fshehë larje parash që ky zotëri ka bërë në këtë vilë?

Ju e shihni se çfarë figurash, çfarë personi ka pasur në dorë prokurorinë speciale.

Ndaj dhe ky mbetet vetëm një armik i egër i pluralizmit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga 12 media, 11 transmetojnë vetëm mashtrimet e tij, censurojnë Sali Berishën dhe opozitën!

Fatjon Gjinaj: Zoti Berisha, a keni një koment, nga 12 media në një platformë, 11 …