Kryeministri që urren popullin e vet…

Nga Iva V.GRILLO

Është bërë e qartë si drita e diellit që Kryeministri shqiptar e përçmon dhe urren popullin e vet.
Nuk ka nevojë të jesh as psikolog e as psikiatër për të kuptuar “fillin” që ka përshkuar qeverisjen dhe komunikimin të tij publik: ushtrimi i supremacisë së tij mbi qytetarët që ai e sheh si inferiorë, të pagdhendur, që e meritojnë zhvatjen, talljen e gënjeshtrën.
Kjo mendësi apo sindromë e kombinuar me natyrën e tij prej matrapazi spjegon edhe vizionin që ai ka për mallin e pronat e shqiptarëve të cilat ai i ka nxjerrë në ankand
…ndërsa popullin e vet e ka projektuar veç në rolin e hyzmeqarit, të zhveshur nga pasuritë dhe nga guximi për të kërkuar të drejtën e vet.
Evropa e njeh…e di tashmë mirë me kë ka të bëjë, por është në ujëra të turbullta politike dhe mesa duket ka bërë dhe pazaret e veta me këtë matrapaz par excellence.
Ndaj sfida e madhe mbetet e shqiptarëve.
Zvërneci është veç akti i radhës i zhvatjes dhe denigrimit të qytetarëve, por mund të jetë pika që derdh gotën e mbushur prej vitesh.
Kërkohet mesazh bashkimi i frontit qytetar, kërkohet pjekuri, kërkohet qëndresë… përballë këtij bukëshkali që urren rrënjët e veta dhe tokën që e polli!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe mjekër

About Redaksia

Check Also

Liri, demokraci!

Nga Arlind Bajaj Liria, demokracia, dinjiteti dhe mirëqenia kanë qenë ndër fjalët më të munguara …