Berisha: Edi Rama nuk i do investitorët e huaj në Shqipëri, ai do vetëm ato të vetët!

Pyetje: Janë dhënë dhe leje hidrocentralesh në Valbonë…

Sali Berisha: Tani, edhe në parqe kombëtare, në qoftë se lexon, unë lexoj, lexoj se jam thashë, e ndjej mjedisorin në disa aspekte. Edhe në parqe kombëtare kur është problemi për interesa të komunitetit, lejohet ndërtimi, edhe hidrocentrale, konkretisht hidrocentrale.
Pse? Sepse ti nesër do zhvillosh Alpet, do zhvillosh pjesën nga Valbona, në Dobërdol dhe në zonën tjetër. Duan energji ato. Po energji, të marrësh energji nga Fierza e ta sjellësh rrotull, efiçenca është përtokë.
Kështu që ndërtimi i burimeve afër është një kusht edhe unë për këtë arsye i kam lejuar dhe me bindje se ajo lejohet në të gjithë botën për këto qëllime.
Tjetër, vijmë tek ndërtimi në zonën këtu. Eko, ndërtimi nuk ndalohet dhe unë ju sugjeroj kaq, lexoni vetë, lexoni vetë. Keni mundësi të lexoni. A lejohet eko, ndërtimi? Kjo është peizazh, është zonë peizazhi, është e mbrojtur, është po e mbrojtur e pestë, nuk ka rëndësi. A lejohet eko, ndërtimi? Lejohet eko, ndërtimi. Lejohet edhe kudo në botë.
Mos të themi po ky zotëria tani, që i ka ngatërruar të gjitha hesapet dhe që duket do t’i përziej. I thirra thotë, më thanë kështu thotë, po çfarë duhet ne t’i thirrim? Na duhet aty, po të ndërtohet, respektojnë kushtet, siç ndërtohet te peizazhi, ndërtojnë në kushte ekologjike. Po a do të ndërtosh grataçelë? Jo, grataçelë s’mund të ndërtosh.
A do t’i përshtatesh, nuk mund ta përjashtosh gjithë atë zonë. Unë kam disa nga këta mjedisorët, unë i respektoj shumë. Janë heronj për mua, se sakrifikojnë për interesin e përbashkët. Po ama, të them unë që…

Pyetje: Zoti Berisha, prapë nuk e kuptuam, pse do t’i përzëri kryeministri Rama investitorët? Se është e paqartë.

Sali Berisha: Po pse nuk ka asnjë investitor të huaj deri tani, ma thuaj ti mua? Në qoftë se e ke të paqartë, atëherë mbas kësaj konference unë të lutem shumë ulu, shkruaj: Si ka mundësi që në vendin tim 13 vite asnjë investitor serioz i huaj?
Edhe një që ishte në Lalëz, e di ç’i bënë në Lalëz? Ia nxorën Rrumin tek ura e Limuthit dhe ja bëri kockat copa atij, a më kupton apo jo? Përfaqësuesit. Absolutisht. Dhe Rrumi njihet, mbrapa ka zyrën, zyrën e Ramës.
Dhe ky iku. Ai ishte 1 miliard e gjysmë investim, po ai ishte një familje shumë e pasur e Katarit. Bleu tokën, do zhvillonte, do bënte një zhvillim fantastik aty. Iku Rrumi. Se nuk donte Rama. Rama do me këta të vetët a më kupton apo jo? Kjo është i gjithë problemi.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Pano: Ne efuzojmë që fëmijët shqiptarë të bëhen pjesë e eksperimenteve ideologjike

Në protestën e organizuar nga Koalicioni ‘Pro Familjes’, kundër trajtimit hormonal në QSUT që ka …