Këlliçi: Tirana nuk ka kryebashkiak, ka vetëm një gjobaxhi makinash që vjel taksa

Nga Belind KËLLIÇI

Gjobaxhiu i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë vetëm 11% të fondit të rindërtimit. Mijëra familje të prekura nga tërmeti qëndrojnë ende të pastreha.

Të vetmet banesa të reja të dorëzuara janë ato të ndërtuara nga fondacione private në Ndroq dhe Vaqarr.

Tërmeti goditi shumë rëndë godinat kolektive në Kombinat dhe në Rrugën 5 Maji. Në këto zona ende nuk ka nisur ndërtimi i asnjë godine të re.

Tirana nuk ka kryebashkiak. Ka vetëm një gjobaxhi makinash që vjel taksa dhe firmos leje ndërtimi.

U bënë disa javë që Tiranës i mungon ndriçimi publik. Zona e ish Fushës së Aviacionit është në terr. Rruga e Elbasanit, një nga rrugët kryesore hyrëse në Tiranë po ashtu nuk ka ndriçim publik, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve.

Tiranën e jetoni përditë.

E shikoni me sytë tuaj.

Propaganda e ka mbushur kupën.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply