Studentët rrethojnë Kryeministrinë/ Rama drejt largimit nga Shqipëria

Nga Enton DOÇI

Studentët dhe protestuesuesit e shumtë po mbajnë të rrethuar Kryeministrinë, ndërsa burime të afërta me Ramën shprehen se ai është bërë gati të largohet nga Shqipëria. Sipas të njëjtit burim, Rama po ndjehet i tradhëtuar nga njerëzit e tij brenda dhe jashtë vendit dhe po mendon të shpëtojë kokën.

Është përshkallëzuar protesta në Tiranë. Policia ka hedhur bombola shpërthyese për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit qëndrojnë të vendosur te Kryeministria, raportohet edhe për tensione.

Studentët  zhvendosë protestën nga Ministria e Arsimit të Ministria e Financave dhe te KQZ. Protestuesit kanë hyrë brenda ambienteve të Ministrisë së Financave, ndërsa kanë nxjerrë jashtë edhe disa objekte, dhe disa prej tyre u është vënë flaka.

Dhuna me gaz lotsjellës dhe autobotë uji nga ana e policisë, ka detyruar studentët e marrin masa vetëmbrojtëse ndaj dhunës policiore.

Siç duket edhe ne video njërës prej automjeteve ujëhedhës ndaj tyre i kanë çarë gomat për të penguar levizjen e saj.

Revolta studentore vazhdon e pandalur që prej mesditës së të martës, 12 tetor 2026.

About Krye Redaktor

Check Also

Një grua zgjidhet kryetare e PD në Fier! 

Enkelejda Veliu do të jetë kryetarja e re e Partisë Demokratike në degën e Fierit. …