Protestuesit kanë rrethuar Kryeministrinë nga të gjitha anët dhe po e sulmojnë atë. Nuk dihet se sa mund të rezistojnë bandat e Ramës në polici. Pyetja është ku është zhdukur Rama, i cili nuk është shfaqur fare.
Protesta e studentëve në Tiranë ka marrë përmasa të mëtejshme, me incidente në disa institucione shtetërore.
Fillimist, zjarri nisi te Ministria e Arsimit. Kati i parë i godinës u përfshi nga flakët pas sulmit të tubuesve, ndërsa nga brenda godinës u pa tym. Flakët u shuan me ndërhyrjen e zjarrfikëseve.
Pas zjarrit në godinën e Ministrisë së Arsimit, protestuesit marshuan drejt sheshit, ku dogjën stolat e vendosur aty. Më pas, ata i morën ministritë me radhë.
Demonstruesit kanë mësyrë edhe ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa një grup tjetër është përpjekur të hyjë në Ministrinë e Brendshme. Në Ministrinë e Ekonomisë, një pjesë e turmës ia doli të thyejë derën dhe të futet në ambientet e brendshme të godinës, njësoj siç ndodhi edhe dje në Bashkinë e Tiranës.
Gazeta RD