Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, me sistemin e ADS, Rama po krijon edhe ligjërisht minierën e tij të floririt!
Gjatë konferencës për shtyp Berisha tha se, a do jetë Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi pas saj, kjo mbetet për t’u parë.
Berisha: Rama pra, me këtë sistem po rikrijon de facto dhe de jure minierën e tij të floririt apo kopshtin privat.
A do jenë Ermal Beqiri apo Ergys Agasi pas këtyre skemave apo do gjenden të tjerë, apo gjithçka do krijohet me urdhër të Ramës, kjo mbetet për t’u parë.
Rama në rast ka krijuar një artificë ligjore që ia lë të gjithë përgjegjësinë Igli Tafanit.
Dhe pastaj do vijë të na thotë se edhe ai i gjori banon në shtëpi me qira, nuk ka as makinë, nuk ka as patentë, është njëlloj si Mirlinda e përdëlirë, një mafioze e kategorisë më të lartë.
Ajo çka është më e rëndësishme se kemi të bëjmë me një formë të re korrupsioni të shpikur nga Edi Rama, e cila tashmë ka filluar me kompani paralele që zhveshin institucionet nga kompetencat, fondet apo prokurimet dhe ia kalojnë njerëzve të lidhur me Edi Ramën.
ADS është pra modeli i korrupsionit absolut, produkt i korrupsionit absolut mbi ligjin, mbi çdo kriter, që krijohet në mënyrë që familja e pangopur Rama të vazhdojë të transferojë në kontot offshore qindra e qindra milionë të tjera.
Gazeta RD