Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 në mes të Tiranës

Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Dinamo” është grabitur.

Një person i maskuar dhe me armë zjarri është futur brenda bankës dhe ka marrë një shumë parash.
Sipas informacioneve, paratë ka arritur t’ia marrë një qytetari që sapo po i depozitonte.

“Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …