Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, duke marrë parasysh deklaratën e kreut të SPAK-ut, Klodian Braho, se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk mund të luftohet vetëm nga një institucion i vetëm, një deklaratë që e dha ditën e sotme por duhet një bashkëpunim mes institucioneve të tjera. Dhe nga ana tjetër forcimin e kushteve të ibar lidhur në këtë aspekt, pra për luftën kundër korrupsionit. A mendoni se kjo do të jetë kushtet e ibar, pra do të jenë një provë e re për drejtësinë, tashmë të drejtuar për SPAK-un në këtë rast të drejtuar nga Klodian Braho për një luftë më intensive kundër korrupsionit deri në nivelin e zyrtarëve të lartë? Faleminderit!
Sali Berisha: Në një aspekt kur ekzekutivi i shpall haptas luftë institucionit të akuzës, lufta kundër korrupsionit bëhet e pamundur. Në ç’kuptim? Në qoftë se kreu nuk goditet, goditja e gjymtyrëve periferikë nuk e kërcënon sistemin, përkundrazi e bën atë dhe më agresiv.
Dhe ne jemi para faktit të paparë në historinë e Shqipërisë. Për herë të parë kjo mazhorancë krimi nuk heq imunitetet dhe nuk heq imunitetet vetëm ato të lidhura me Edi Ramën.
Jeni dëshmitarë ju të Saimir Tahirit. Mos e harroni, mandatin e arrestit të Saimir Tahirit e solli Antimafia italiane bazuar në të gjitha përgjimet, bashkëpunimin e tij me klanin Habilaj.
Ashtu, dhe Edi Rama sulmoi egërsisht prokurorët dhe nuk i hoqi imunitetin. Pse? Sepse Saimir Tahiri si ministër i drogës kishte zbatuar rreptësisht, jemi të sinqertë në këtë nuk do ta lehtësoja, por në politikën e kanabizimit ai kishte zbatuar pikë për pikë urdhrat e Edi Ramës.
Ndofta ndonjë qeveri ndofta, nuk mund të them me siguri, edhe e ka kundërshtuar kanabizimin. Por Edi Rama ja ka imponuar dhe ndaj Edi Rama nuk i hoqi imunitetin sepse kishte frikë se ia plaste dhe e dërgoi Gaz famozin, Gaz Demin, nuk e njihni ju atë, është një person, një eminencë gri në Partinë Socialiste, është njeriu i të gjitha pazareve dhe e dërgoi Gaz Demin me të gjitha joshjet dhe kërcënimet që mos ta çelte gojën.
Dhe në fund pazari i tyre ishte që nuk do i hiqej imuniteti. Kjo është e vërteta. E dorëzoi vetë pas kaq kohe e të tjera e të tjera, është punë tjetër, po ai nuk ia hoqi. Nuk ia hoqi imunitetin.
Rasti i dytë akoma më fatal, është rasti i Lubisë.
Të gjitha, sot në Europë nuk ka njeri, edhe miqtë e Edi Ramës që nuk e besojnë se prapa dosjes Balluku është Edi Rama. Në të gjitha analizat që janë bërë ka dalë se aty është çështje parash dhe çështje të tjera janë të parëndësishme.
Janë bërë analiza të shumëllojta në qendrat e politikëbërjes edhe vendimmarrjeve. Edi Rama del 100% i implikuar në dosjen Balluku. Qëndrimi i tij ndaj asaj kërkese, rreshtimi i tij i detyruar, i detyruar nga Lubi Balluku edhe sot, edhe sot është Lubia që e kontrollon atë.
Absolutisht. Jua them shqiptarëve me përgjegjësi të plotë. Ajo sot në Partinë Socialiste është po aq e fuqishme sa ç’ishte kur qe zëvendëskryeministre. Ajo sot në qeveri është po aq e fuqishme, ajo faktikisht është kryeministrja në hije sot.
Është kryeministrja në hije, e cila lëviz të gjitha fjet, dhe Edi Rama ka fobi tani. Tani po vuan nga lubofobia. Absolutisht po.
E morën për pak në prani të policisë e zvarritën sikur mos ishte njeri në Zvërnec, dhe ky kthehet e thotë mund të ma ketë bërë Lubia këtë. Po, ju them unë. Mund të ma ketë bërë këtë ajo i tha. Edhe prandaj u shkarkua ai me njerëz të Lubisë, sepse atë komisarin e Vlorës e kishte emëruar ajo. E kuptoni ju?
S’ka ç’i bën, është skllav i saj se ka 25 vjet që ajo është notere e vjedhjeve të tij. Edhe ajo e hedh në erë Edi Ramën 100 herë. 100 herë! Kjo është e vërteta. Imagjinoni ë? Mund të ma ketë bërë thotë ajo atë punë. Edhe prandaj u shkarkuan ata njerëz të Lubisë.
Prit se kam një problem këtu. SPAK-u vazhdon të jetë një organ politik. Nga 43 dosje të dokumentuara, jo më shumë, po që janë të finalizuara që ata kanë shqyrtuar për krimin elektoral, kanë çuar në gjykatë vetëm një, mbyllin masivisht.
Organ i shtypjes së pluralizmit politik. Pra në qoftë se qeveria nuk çon dosje, opozita çon dosje aty dhe ata dosjet e opozitës kanë tmerr t’i prekin. Se u thotë partia. Pra kanë ata probleme të thella të brendshme aty. Po ajo qëndron.
Është e paimagjinueshme që të kesh 253 mandate, e asnjë bos mafie nuk arrestohet në Shqipëri, asnjë! Të gjithë arrestohen kur dalin nëpër botë, po si gjejnë të tjerë të kaq kollaj dhe s’i gjejmë dot ne në tokën tonë? Sepse i njoftojmë, ikin.
Është një rebus aty. Prokuroria thotë i njofton policia, policia thotë jo i njoftojnë këta. Nga të dyja palët ka leak. Kjo është e provuar, është shumë e provuar.
Natyrisht, ndofta më shumë policia, nuk mund të them, por kjo është. Ka, ka të vërteta aty.
Gazeta RD