Kryetari i PD, Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime ish-presidenti Ilir Meta për ndarjen nga jeta të babait të tij Rexhep Meta.
Berisha tha në një prononcim për mediat se, procesi ndaj Metës është një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës, asnjë prej akuzave nuk ka substancë.
Berisha: Një farsë e turpshme, një farsë që mbahet gjallë nga një ish-xhelat i Sigurimit të Shtetit dhe të tjerë, me falsitete, dokumente false dhe si një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës, njeriut, krimet familjare të të cilit e bëjnë atë më kriminel se sa etërit e tij.
E thotë Viktor Hygoi diku, çobani i bagëtive të egra është më i egër se ato.
Bastardi i egërsirave, i xhelatëve të komunistëve është më i egër se vetë ata.
Dëgjoni, ju duhet të bëni investigim.
Unë ftoj mediat të bëjnë investigim.
Dëgjoni se çfarë bëjnë, dorëzojnë dokumente të cilat faktojnë se kanë ngritur akuzën mbi falsitet dhe nuk do i jepen LSI-së për dy vite, nuk duhet t’i shohin se nuk duan t’u dalin akuzat fale, të turpshme që kanë lëshuar ndaj tij.
Edhe njëherë u them, asnjëra prej akuzave ka absolutisht zero substancë.
E mban Edi Rama vetëm nga frika dhe tmerri, sepse siç e shihni ju, ai tani mbahet në çdo fije bari, është i aftë për çdo akt, pasi në fakt është një kufomë e pakallur.
Gazeta RD