Protesta e 125-të/ Policia e Shtetit, nëse jeni burra, arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën!

Thirrjet kundër Edi Ramës dhe Belinda Ballukut kanë shoqëruar edhe protestën e 125-të para Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, një prej qytetareve që mori fjalën iu drejtua drejtpërdrejt Policisë së Shtetit, duke kërkuar arrestimin e kryeministrit Rama dhe ish-zv.kryeministres Balluku.

“Policia e Shtetit, nëse jeni burra, arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën”, deklaroi ajo para protestuesve.

Më tej, qytetarja përmendi edhe drejtuesen e SHISH-it dhe persona të tjerë, duke kërkuar që ndaj tyre të ndërmerren veprime nga autoritetet.

Në fjalën e saj, ajo ngriti gjithashtu pretendime për një vilë në Itali, të cilën ia atribuoi Ballukut, duke e lidhur këtë me zhvillime të tjera që, sipas saj, janë bërë pjesë e hetimeve të SPAK.

“Si i duket Belindës ajo vila në Itali që i doli kësaj? Edhe sa vila ke o Bela belaja?”, u shpreh protestuesja.

Ajo vijoi me akuza ndaj ish-zv.kryeministres, duke pretenduar se mbështetja e Ramës ndaj saj nuk do ta pengojë përballjen me drejtësinë.

“Sado të mundohet Rama të të mbrojë, do ikësh, por do ta marrësh edhe Ramën me vete”, tha ajo.

Deklaratat u bënë gjatë tubimit të 125-të kundër qeverisë, ndërsa protestuesit vijuan marshimin dhe thirrjet politike përpara Kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Noka në Peshkopi: Ripërtëritja e PD nis nga baza, çdo demokrat të bëhet pjesë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka zhvilluar këtë të premte një takim me …