Mariglen Kume: Pak ditë më parë, zoti Berisha, në prokurorinë e posaçme ishte një prej anëtarëve të Komisionit të Prokurimeve Publike në lidhje me çështjen e dosjes së AKSHI-t. Por a duhet të shkonte edhe nënkryetari në cilësinë e kryetarit duke qenë se kryetari mungon?
Sali Berisha: Tani, ju jeni dëshmitarë se AKSHI është një hetim i pashpresë.
Edi Rama, në konflikt flagrant interesi, ka marrë përsipër avokatinë publike të hapur ndaj AKSHI-t.
Mos harroni përgjërimet e tij për Mirlindën e gjorë, që ka vjedhur dhjetëra milionë euro të qytetarave, që kryesonte një grup të strukturuar kriminal, dhe që ky e shpallte të dëlirë sa vetë pafajësia.
Mos harroni një moment tjetër, kocka më e fuqishme mafioze e Shqipërisë, Gys Agasi, i ati i tij shpallet fisniku i PS në Durrës se ishte edhe ajo ndrikulla Sako aty në dekorim.
Ai ishte një mesazh i qartë për prokurorinë që mos guxoni të vazhdoni hetimin ndaj Gys Agasit, mos guxoni të hetoni babanë e tij që i dha Durrësit dhe Shqipërisë një kriminel si Gys Agasi. Mos hetoni pasuritë e tij.
E kuptoni vetë ju, nuk ka hetim aty.
E ka marrë dosjen në dorë Edi Rama. Gys Agasi jeton i lirë, shëtit i lirë.
Shqiptarët nuk mund të imagjinojnë se çfarë krimi monstruoz ka kryer Ergys Agasi me kadastrën.
Do t’u jap një shembull. Një biznesmen, të cilit Agasi i mori një pronë shumë të mirë, një sipërmarrje, shkoi në kadastër për të marrë dokumentet.
A e dini se çfarë i tha kadastra?
Jo, nuk është e jotja, nuk ke gjë fare këtu.
Nuk ekziston ky territor i regjistruar.
Dhe kur ky nxori dokumentet që i kishte të dosjes, po ja ku janë këto… do vish pas dhjetë ditësh i thanë.
Dhe pas dhjetë ditësh doli që u gjetën dokumentet.
Në kadastër Agasi me Ramën kanë bërë krimet më të shëmtuara.
Po, po, u them unë ju.
Shkoni ju tani, kërkoni pak kanionin e Gjipesë, të cilin i ndjeri Artan Lame refuzoi gjer ditën e fundit të jetës së tij ta regjistronte.
Kështu që të mos jemi naivë.
Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama.
Këto janë gjëra për të bërë zhurmë që nuk u mbyll përfundimisht, por u mbyll ajo.
U krijua edhe Albanian Digital Solutions, një rrugë e re për të vjedhur qindra milionë euro siç vidhte me AKSHI-n.
-Po, por SPAK ka thirrur një prej anëtarëve të KPP për këtë dosje. Keni ju një koment pse është thirrur një prej anëtarëve dhe jo kryesuesi?
Sali Berisha: Nuk guxon të thërrasë kryesuesin. SPAK nuk janë të pamend ata, dhe aq e dinë se aty ku është kryetari, duhet thirrur i pari kryetari, por nuk guxon, ka urdhër, gjithçka e ka të graduar.
A e more vesh historinë e tyre? Është një ish-deputete, Klotilda Bushka, që Lali Eri e kishte shumë xhan se ngrihej në mes të parlamentit dhe fuste amendamente në kundërshtim me çdo lloj procedure, amendamente me pasoja financiare që nuk mund të bëheshin kurrë.
Plus, që kjo kishte udhëzuar dëshmitarët që të mos dëshmonin kundër Lali Vjedhësit.
Klotilda u dënua gjasme me një gjobë.
Polici që i la Lali Vjedhësit telefonin, për një bisedë telefonike tërësisht të regjistruar, u burgos.
Kjo është drejtësia.
Policit për një dhënie telefoni në rrugë teksa vinte nga Durrësi në Tiranë, kurse kjo që shtynte dëshmitarët e Lali Vjedhësit të ndryshonin dëshmitë, etj, etj me radhë, që sillte amendamente në parlament…
Dëgjoni, Ilir Metën e akuzojnë për ligjin që kanë paraqitur deptuetët e PS në parlament, kurse Klotildën për ligjin që paraqet në parlament në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull, as që e pyesin fare.
Këta janë bërë më qesharakë sa nuk ka ku të shkojë.
Nuk ia vlen të ndalesh tek këta.
I ka futur Rama në thes.
I ka kapur.
Janë të kapur këta.
Aty që tregoi një guxim, aty përdori të gjithë fuqinë e parlamentit dhe të ekzekutivit për t’ia bllokuar hetimin, me gjithë kërkesat që bëri BE, vendet anëtare, etj, sepse ishte vetë Rama.
Nuk duhet të presim prej tyre atë që ata nuk mund ta bëjnë.
Ata detyrohen të bëjnë sikur.
Gazeta RD