Protestë kundër Ramës edhe në Berlin

Në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Shqipëri, emigrantë shqiptarë në Berlin kanë zhvilluar një protestë para ambasadës shqiptare.

Tubimi është mbajtur në orën 18:00, ku pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë, Vlorë dhe në zona të tjera të vendit, duke theksuar se çështja e mbrojtjes së natyrës nuk kufizohet vetëm në një vend të caktuar.

“Natyra është e jona” ishte një nga thirrjet kryesore të protestuesve, të cilët kanë ngritur akuza ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës, për mënyrën si po menaxhohen zonat e mbrojtura dhe pasuritë natyrore.

Në deklaratat e tyre, emigrantët theksuan se protesta nuk lidhet vetëm me interesin e tyre personal, por edhe me të ardhmen e prindërve dhe fëmijëve në Shqipëri, duke kërkuar të drejtën për të pasur akses të lirë në natyrë dhe hapësirat e gjelbra.

About Redaksia

Check Also

Gracka e Ramës për Trump tek Zvërneci/ Si po e ekspozon tek kundërshtarët politikë në SHBA

Genc POLLO Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec 1-Beograd -Kushner Në …