Berisha: Lubi Balluku dënohet deri 60 vite burg, por Rama po e bllokon dosjen me të gjitha mënyrat!

-Zëri i shqiptarëve kundër kësaj qeverie është më i çmuar se kurrë-

Albanian Americans: Hetimi ndaj Belinda Ballukut është thelluar dhe SPAK tashmë ka njoftuar dhe dy akuza shumë të rënda, korrupsion dhe pastrim parash. Nëse këto akuza provohen, flitet për rrezik dënimi deri në 15 vite burg. Sa serioze i konsideroni këto zhvillime dhe a mendoni se kemi hyrë në një fazë të re të hetimeve ndaj figurave të larta të qeverisë?

Sali Berisha: Faleminderit shumë i dashur bashkëatdhetar për pyetjen. E drejtë.
Në dosjen e parë Lubi Balluku sipas prokurorit dënohet me 36 vjet burg. Po të shtohen dhe këto 15, del me 60 vite burg. Por atë e ka bllokuar dhe e bllokon Edi Rama me të gjitha mënyrat, me të gjitha format e presionit.
Ndaj dhe ju bëj thirrje, sot ju bashkëatdhetarëve tanë në Neë York dhe kudo që jeni, të ngriheni fuqishëm kundër kësaj diktature autoritare, plaçkitëse, që bazohet në krimin, dhunën, vjedhjen, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Është rruga e vetme për të hapur Shqipërisë rrugën e integrimit dhe rrugën e të ardhmes, largimi me urgjencë i Edi Ramës i cili nuk ka asnjë legjitimitet. Në qoftë se ju keni parasysh dokumentet ndërkombëtare, së pari: qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në meritën e saj më të madhe nuk i dërgoi telegram urimi sepse zëdhënësi i Departamentit të Shtetit u shpreh se qeveria amerikane përgëzon vetëm ata që bëjnë zgjedhje të lira.
Së dyti: zhvillime të tjera madhore treguan se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet. Jo më larg se tre javë më parë, raporti i komisionit të jashtëm të Parlamentit Evropian shprehet se në zgjedhjet në Shqipëri fusha ishte e pabarabartë sepse u shkri, u fshi vija ndarëse midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.
Pra Edi Rama zhvilloi zgjedhje në kushtet e partisë-shtet. Të njëjtin rekomandim jep dhe raporti i Këshillit të Evropës për zgjedhjet në Shqipëri, ku thotë rekomandohet të ndahet partia nga shteti. Jemi në këto kushte të dashur bashkëatdhetarë.
Zëri juaj kundër kësaj qeverie është më i çmuar se kurrë, aty ku jeni. Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Qeveria jonë nuk kishte asnjë përjashtim për taksat, përveç investimeve në zonat malore

Përparim Ajazi: Doktor, çfarë fitojmë ne nga këto investime? Shqipëria po kthehet në një model …