Pedagogu: Mirënjohje presidentit Trump, me ndihmën e të cilit po ja shkulim rrënjët sorosianëve dhe komunizmit

Pedagogu Lush Susaj nw fjalwn e tij në protestën e qytetarëve para kryeministrisë, duke iu drejtuar Edi Ramës u shprehur se, janë 25 milionë shqiptarë që i kanë sytë në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Susaj shprehur mirënjohje për presidentin Donald Trump.

‘Respekt dhe mirënjohje për të gjithë investitorët në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë për Bashkimin Europian, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump që po ua shkulim rrënjët me ndihmën e miqve, sorosianëve, komunizmit, diktaturës më të ndyrë të Europës’, tha Susaj në protestë.

‘Përshëndetje të nderuar bashkëqytetarë dhe bashkatdhetarë kudo që jeni. Falënderojmë Zotin që më në fund zemra e çdo shqiptari ndihet e ngrohtë e me besim, sepse reagoi rinia dhe populli i kryeqytetit, e mbi të gjitha reaguan nënat e Shqipërisë dhe dolën në shesh.

Unë shpreh mirënjohje të thellë dhe mbështetje ndaj çdo protestuesi, sikurse mbështetjen më të madhe e kam për nënat e Shqipërisë që ruajtën kombin, edhe kësaj here kanë firmosur me dorën e tyre rrëzimin e diktaturës më të ndyrë 85-vjeçare.

E dyta, respekt dhe mirënjohje për të gjithë investitorët në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë për Bashkimin Europian, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Donald Trump që po ua shkulim rrënjët me ndihmën e miqve, sorosianëve, komunizmit, diktaturës më të ndyrë të Europës.

Shprehim mirënjohje sepse nuk jemi 2 milion as 500 mijë. Zoti kryeministër, ministra, zyrtarë të Shqipërisë, kursejani faqen e zezë vetes, sepse jemi 25 milion shqiptarë që i kanë sytë dhe mendjet këtu sonte.

Zoti e bekoftë! Zoti e bekoftë vatrën e shqiptarit dhe farën e shqiptarit! Dhe t’i përshëndesim. Dhe kolltuku ku je hypur duke hequr nderin zvarrë, është trekëmbëshi që përdita varet kombi dhe elita. Atë trekëmbësh e keni bërë copë-copë. Ju lumtë, Zoti ju nderoftë!’, u shpreh pedagogu Lush Susaj në protestë.

About Redaksia

Check Also

Sanksionet amerikane/ Miku i Ramës në listën e zezë të SHBA, kush janë 7 subjektet e tjera

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë …