Mesazhi i Lubonjës në protestë
Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm. Por na ka bashkuar një gjë që është më e rëndësishme, ajo parrulla: “Shqipëria nuk është në shitje”. Kuptimi i saj është kundër një Shqipërie të ndërtuar nga krimi dhe oligarkët.
Unë nuk jam nga ata që bërtasin, por dua t’u them atyre që pyesin se çfarë është zhvillimi. A është zhvillim ai për oligarkët dhe me oligarkët? Ky nuk është zhvillim, por një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë dhe që duhet ta pastrojmë.
Do të qëndrojmë këtu derisa ta detyrojmë të japë dorëheqjen. Zvërneci na tregoi grabitjen e Shqipërisë.Nga ky shesh i bëj thirrje edhe SPAK-ut të na mbrojë nga ky projekt kriminal.
Gazeta RD