Një i ri është vrarë me armë zjarri në Kamëz. Mësohet se 26-vjeçari Ardian Baloshi ka mbetur i plagosur rëndë nga plumbat dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Bëhet e ditur se autori i dyshuar i vrasjes është Sadik Llanaj. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një sherri mes protagonistëve pas një loje kalçeto.
Burime zyrtare bëjnë me dije se është arritur të identifikohet viktima e këtij sulmi me armë. Ai është 26-vjeçari Ardian Baloshi.
Deri më tani rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta për hetuesit.
Gazeta RD