Një shqiptar që jeton prej 28 vitesh në Londër u bëri thirrje bashkëatdhetarëve të tyre që të vijnë në Shqipëri dhe t’i bashkohen protestës.
“Vij nga Londra sot. Prej 28 vitesh jetoj në Londër. Shkaku i largimit është për shkak të kësaj qeverie. Sot i bëj thirrje emigrantëve. Shqipëria na do sot këtu. Të jemi këtu për Shqipërinë dhe shqiptarët. T’i japim atë që meritojnë shqiptarëve. Kjo protestë nuk e ka fundin deri sa të largohet ky këtu!”, tha ai.
Protesta mbarëkombëtare ka bërë bashkë qindra-mijëra qytetarë në Tiranë, ku njëzëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit vijon të çojë përpara projektin e Zvërnecit.
Protesta kanë shpërthyer edhe në diasporë, ku të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë mbushur sheshet e shumë qyteteve evropiane, në Amerikë, madje dhe në Kanada.
Gazeta RD