Kjo është ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë që do të zëvendësojë Silvio Gonzaton

Portugezja Sofia Moreira de Sousa, është emëruar Ambasadorja e re e BE-së. në Tiranë

Aktualisht, ajo shërben si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më herët ka mbajtur, ndër të tjera, detyrën e Ambasadore së BE-së në Kepin e Gjelbër.

Diplomatja portugeze do të zëvendësoje italianin Silvio Gonzato, i cili pritet të largohet në fund të verës.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas, njoftoi sot emërimin e 33 ambasadorëve të rinj të BE-së dhe 7 zëvendësshefëve të Delegacioneve të Bashkimit Europian.

145 Delegacionet e BE-së përfaqësojnë Bashkimin Europian në mbarë botën dhe janë në vijën e parë të mbrojtjes së interesave të tij jashtë kufijve. Ato informojnë, zbatojnë dhe promovojnë prioritetet e BE-së, si edhe politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.

Emërimet e ambasadorëve të rinj do të formalizohen pas marrjes së miratimit zyrtar (agrément) nga vendet pritëse përkatëse, aty ku kërkohet, si dhe pas përfundimit të procedurave të tjera administrative në kuadër të rotacionit për vitin 2026.

About Redaksia

Check Also

Tubimi madhështor para Kryeministrisë/ Protestuesit: Jemi këtu për rrëzimin e Edi Ramës

Në protestën para Kryeministrisë, protestuesit kanë bërë thirrje që Edi Rama të japë dorëheqjen. “Jep dorëheqjen. …