Reuters raporton “live” protestën nga Tirana

Agjencia ndërkombëtare Reuters ka pasqyruar “live” nga Tirana protestën e mijëra qytetarëve që vijojnë kundërshtimin ndaj projektit të resortit luksoz në Zvërnec.

Në raportimin e saj në kohë reale, Reuters thekson se protestuesit janë mbledhur para Kryeministrisë duke kundërshtuar ndërtimet e planifikuara në një nga zonat më të ndjeshme mjedisore të bregdetit shqiptar, ndërsa kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“LIVE: Shqiptarët protestojnë kundër një resorti luksoz të planifikuar, i mbështetur nga një kompani e lidhur me Kushner”, shkruan Reuters në rrjetet sociale, duke shoqëruar raportimin me pamje dhe informacione nga protesta në kryeqytet.

Sipas Reuters, protestat kanë hyrë në ditën e nëntë radhazi dhe janë shoqëruar me pjesëmarrje të lartë qytetare.

Gjatë tubimeve janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e shqiptarit që jeton prej 28 vitesh në Londër: Emigrantët të vijnë dhe t’i bashkohen protestës!

Një shqiptar që jeton prej 28 vitesh në Londër u bëri thirrje bashkëatdhetarëve të tyre …