Nga Jonathan PANO

I shqetësoi një fjali e vetme: poshtë komunizmi. Pra nuk i shqetësoi korrupsioni, nuk i shqetësoi Rama, nuk i shqetëson kapja e shtetit. I shqetëson kur dikush thotë poshtë komunizmi. Dhe pastaj këta duan të na japin leksione demokracie.
E vërteta është se thjesht disa njerëz po përpiqen të monopolizojnë protestën, sikur protesta është pronë e tyre, sikur qytetari ka të drejtë të protestojë vetëm nëse merr leje nga ata. Kanë arritur deri aty sa e kanë bërë të jetë mëkat të jesh demokrat dhe të jesh në protestë. Tani për demokratët e rinj, për Forumin Rinor, të rinjtë e PD-së që kanë qenë në ballë të çdo proteste në 13 vjet opozitë, çdo kauzë qytetare, çdo betejë kundër këtij regjimi.
Dhe në këtë protestë ku jam çdo ditë ka qindra dhe mijëra demokratë që kanë dalë si qytetarë të lirë. Jo për të marrë pronësinë e protestës, por për një qëllim të përbashkët, për të larguar të keqen e këtij vendi, Edi Ramën.
Qytetarët e lirë nuk duhet të kompleksohen nga ata që për vite nuk e lëvizën as gishtin kundër Ramës. Dhe sot kërkojnë të vendosin kush ka të drejtë të protestojë dhe kush jo. Demokratë, mbani kokën lart.
Shkoni në protestë, mbusheni sheshin. Mos u përkulni para askujt që kërkon t’ju përjashtojë nga kauzat qytetare. Dhe për majtucët, që kujtojnë se mund t’i intimidojnë demokratët: Kujdes! I keni provuar demokratët dhe herë të tjera. Dhe të dy palët e dinë se si ka përfunduar.
Gazeta RD