Porosi protestuesve në Tiranë – Jam me ju!

Nga Kim MEHMETI

I falenderoj të rinjtë që më ftojnë që edhe unë të ngjitem në foltoren e protestës së tyre në Tiranë.

Për mua ajo nuk është foltore por SHENJTORE!

Ju e dini se që ditën e parë kur tjerët pyesnin kush qëndron pas jush unë publikisht ju thash – jam me ju dhe të gjitha që kam ia dhurojë atij zëri rinorë.

Por largësia, mosha, shëndeti shumçka nuk ma lejeojnë.

Ju falenderojë që ma mundësuat ta rijetoj rininë.

Ju jeni arsyetimi i gjithë netëve pa gjum kur i dëgjoja gjith ata që më thoshin se e kisha të kot betejën kundër zhvatësve të popullit tim.

Por ata nuk e dinin atë që e dija unë: se Ju rriteshi, se ju do vinit, se ju do sillini me vete aq shumë dashuri ndaj shqiptarisë sa me të ta shpërlani tërë turpin e gjenartës sime që Shqipërinë e la në duart e politilkanëve hajdutë.

Ju e keni shpërfaqur fytyrën e bukur të Shqipërisë dhe jeni nderi e krenarai e shqiptarisë.

Dhe më dhimbseni sepse ju ka rënë në hise barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredakadësh politik që e ka mbulura atë.

Andaj Ju nuk guxoni të dështoni sepse ashtu përfundimisht do dështojë Shqipëria dhe do venitet shpresa se ne si popull meritojmë dhe dimë të ndërtojmë shtet.

About Redaksia

Check Also

Patriotizmi fasadë i tradhtarit klasik, Edi Rama!

Nga Enver BYTYÇI Dje nga Fieri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u mburr se në …