Vata: Të rinjtë dhe qytetarët pa dallime politike të bashkuar në shqetësim për vendin

Deputetja e PD për Qarkun e Dibrës, Denisa Vata, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka vlerësuar pjesëmarrjen qytetare në zhvillimet e fundit politike dhe angazhimin e grupeve të ndryshme shoqërore.

Në deklaratën e saj, Vata shprehet se gjatë 9 ditëve të fundit ka parë qytetarë “të lirë dhe të ndërgjegjshëm”, përfshirë të rinj, demokratë, socialistë dhe qytetarë pa përkatësi politike, të cilët sipas saj janë bashkuar nga shqetësimi dhe përgjegjësia për të ardhmen e vendit. Ajo thekson se demokracia nuk qëndron në mendim të njëjtë, por në aftësinë për të bashkëjetuar, dialoguar dhe vepruar së bashku pavarësisht bindjeve të ndryshme.

Vata: Ne keto 9 dite kam pare qytetare te lire dhe te ndergjegjshem. Te rinj, demokrate, socialiste dhe njerez pa perkatesi politike, te bashkuar nga i njejti shqetesim dhe pergjegjesi per te ardhmen e vendit.

Dhe kjo ka nje vlere te jashtezakonshme. Largimi i qeverise.

Demokracia nuk qendron te te menduarit njesoj, por te aftesia per te bashkejetuar, dialoguar dhe vepruar se bashku edhe kur kemi bindje te ndryshme.

Nje vend ecen perpara kur qytetaret e tij angazhohen, marrin pergjegjesi dhe behen pjese aktive e jetes publike, jo kur zgjedhin te heshtin apo te qendrojne spektatore.

Prandaj mbreme mora me vete jo vetem vajzen time, por edhe besimin se e ardhmja e Shqiperise ndertohet nga njerezit qe kontribuojne dhe angazhohen per te.

About Redaksia

Check Also

“Reuters” dhe “Associated Press” transmetojnë LIVE protestën

Dy agjencitë më të mëdha mediatike në botë, Associated Press dhe Reuters po transmetojnë live …