“Debatikasit” neomarksistë duhen injoruar
Redaksia
3 hours ago
Editorial
11 Views
Nga Bislim AHMETAJ

Disa “gurilas” apo “debatikas”, që sot përpiqen të marrin rolin e organizatorëve të protestës qytetare që ka përfshirë mbarë hapësirën shqiptare, ngjajnë gjithnjë e më shumë me paraardhësit e tyre ideologjikë të fundit të Luftës së Dytë Botërore: të etur për të shpallur “armiq të revolucionit” këdo që nuk u bindet verbërisht.

Po kush qenkan “armiqtë” e rinj të revolucionit të pelikaneve sipas tyre?

Janë djemtë dhe vajzat më të zotë, më të spikatur, profesionistë të talentuar, njerëz të lirë dhe guximtarë.

Janë ata që kanë mbajtur gjallë frymën e revoltës qytetare kur shumë të tjerë heshtnin.

Janë bijtë dhe bijat e familjeve më të mira të këtij vendi, që kanë guxuar t’u thonë “jo” nismave të çmendura të rilindjes:

“Ballkanit të Hapur”,

marrëveshjeve të dyshimta për detin ,

shpopullimit masiv të vendit,

deformimit të familjes tradicionale,

kapjes së universiteteve dhe jetës publike.

Janë pikërisht këta njerëz që kanë qenë në vijën e parë të mbrojtjes së votës së lirë — kushti themelor për të qenë qytetar i lirë europian.

Shpërndarja e fletushkave me portretet e tyre nga “debatikasit” neomarksistë nuk i dëmton aspak. Përkundrazi, u bën reklamën më të mirë të mundshme.

Gabimi më i madh do të ishte që këta të rinj të futeshin në logjikën e shfajësimeve apo justifikimeve publike.

Kjo vetëm ushqen propagandën e atyre që kërkojnë të përvetësojnë revoltën qytetare kundër qeverisë së Edi MARRES.

Përgjigjja më e mirë ndaj çdo tentative për etiketim është pjesëmarrja edhe më e madhe, edhe më e guximshme, edhe më e vendosur në protestë.

Ata jo që nuk duhet të tërhiqen.

Ata duhet të dhjetëfishohen dhe qindfishohen.

Sepse kjo revoltë nuk është pronë e askujt.

Është revoltë qytetare kundër një sistemi të korruptuar, kundër një tranzicioni të tejzgjatur dhe kundër një qeverisjeje që ka humbur legjitimitetin moral për të drejtuar vendin.

Dhe ajo duhet të përfundojë me:

largimin e kësaj qeverie,

krijimin e një qeverie kalimtare,

garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,

dhe rikthimin e Shqipërisë në normalitet demokratik.