Nga Bislim AHMETAJ
Ndërsa Amerika prej kohësh i ka shpallur prioritetet e saj për Shqipërinë, ku në krye të tyre ka vendosur luftën kundër krimit të organizuar dhe kartelëve të drogës,
Edi Rama kërkon t’i shesë dhëndrit të Trampit tokën në zotërim të kartelëve të drogës në Zvërnec.
Palloshi i Belindës, në delir dhe demencë të thellë politike, harron se SPAK-u është një instrument i ngritur dhe i mbështetur fort nga amerikanët.
Dhe kur bëhet fjalë për dollarin, Amerika nuk fal askënd, aq më pak administrata TRAMP.
Në këtë 250-vjetor të SHBA-ve, administrata e Trampit po rikthen simbolikën e forcës amerikane dhe të interesit kombëtar.
Aq sa me 4 Korrik simbolikisht do të dalë në qarkullim kartmonedha 250 $ me portretin e Presidentit Tramp.
EdiMarrja ka ngatërruar Trampin me Bajdenin, të cilit i korruptonte Sekretarin e Shtetit (Blinken), agjentë të FBI-së (McGonigal) dhe ambasadorë si Yuri Kim me thasë dollarësh dhe me pazare të pista që shkatërronin interesin kombëtar shqiptar.
Por këtë herë ka gabuar rëndë. Shumë rëndë.
Dje SPAK-u dhe Gjykata Speciale ekzekutuan masa arresti ndaj personave të lidhur me kartelët e drogës, pronar të fallsifikuar të tokave në Zvernec, prona që ja kanë shitur vëllezërve nga Katari, ortak në bizneset e dhëndrrit të Presidentit Tramp.
Dhe shumë shpejt, po kjo drejtësi, me po ata prokurorë dhe gjyqtarë, që deri dje shumë kush mendonte se kontrolloheshin nga qeveria, do t’u vendosë prangat në duar Palloshit & Belindës, duke i dhënë fund një epoke turpi, grabitjeje dhe marrëzie në vendin më pro-amerikan të botës.

Gazeta RD