Analisti mesazh Ramës: Mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund!

Analisti Andi Bushati ka reaguar pas protestës së qytetarëve në Tiranë, duke publikuar pamje nga tubimi dhe duke i drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shkruan: “Pas kësaj edhe mund të zvarritesh poshtë karriges, por legjitimiteti yt ka marrë fund”, duke nënkuptuar se protestat masive kanë delegjitimuar qeverisjen e Ramës.

Prej 14 ditësh, mijëra qytetarë nga zona dhe qytete të ndryshme t janë mbledhur në protestë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Protestuesit shprehen se do të vijojnë mobilizimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave që kanë artikuluar gjatë tubimeve.

About Redaksia

Check Also

Shpërthen ish-deputeti socialist/ Braho: Rama duhet larguar, e ktheu PS dhe qeverinë në strofull hajdutësh

“Nga partia e idealit te strofka e hajdutëve”, Spartak Braho hap “Kutinë e Pandorës”: Edi …