Vijon revolta kundër Ramës, masa kilometrike e protestuesve pushton Unazën e Tiranës

Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në një perimetër mjaft të gjerë.

Pasi kaluan Parlamentin dhe bllokuan kryqëzimin e “Brrylit”, ku treguan edhe një gjest të lartë qytetarie duke i hapur rrugën ambulancës, masa kilometrike e protestuesve është zhvendosur masivisht drejt Unazës së Tiranës, pranë QSUT.

Fluksi i njerëzve që po marshojnë duket i pafundëm dhe tubimi po vijon pa asnjë shenjë ndalimi në rrugët e kryeqytetit.

Pamjet konfirmojnë se bëhet fjalë për një marshim masiv, ku masa e qytetarëve, të rinjve dhe përfaqësuesve të diasporës që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë shtrihet në disa kilometra.

About Redaksia

Check Also

Tabaku në fasonerinë në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po mbyll prodhimin “Made in Albania”

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, së bashku me kolegun e saj Kliti Hoti, ka ngritur …