Berisha: Mediat që sulmojnë opozitën Rama i vlerëson si pro-opozitare, në krye Ymer Baze e Karlo Bolino

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencë për mediat tha se, mediat që sulmojnë opozitën Rama i vlerëson si pro-opozitare.

Berisha tha se në krye të këtyre mediave që sulmojnë opozitën janë Ymer Baze dhe Karlo Bolino.

Berisha: Por tani, le të ndalemi pak tek studimi i Diellës që i referohet Edi Rama.

Kemi të bëjmë me një metodë, e cilat quhet metoda e studimit të zërit, të përmendjeve, pra sa herë përmendet kjo apo ajo parti, personalitet apo çfarëdo qoftë tjetër në raport me tjetrin.

Pra, nuk ka asnjë lidhje me kapjen.

Ka thjesht përmendjen, pra kush përmendet.

Pra sa përmendesh në lajme, në editoriale.

Këtu, mesatarja e PD është 63 përqind.

Kampion është Balkanëebi pas birësimit të Ervin Salianjit, se Salianjin e kanë futur dhe ia quajnë PD-së.

Vjen A2CNN, edhe ky po me ato qëndrimet e veta.

E treta pro PD-së është famozja JAVA, portali më ekstremist shqiptar. Shikoni se kush është.

Pastaj vjen Ymer Çorapja, aleati i madh, i cili ka në çdo numër të portalit minimumi 2 apo 3 artikuj për Sali Berishën.

Shikoni se çfarë mashtruesi ordiner, t’i thuash çdo gjë, por nuk po prish gojën time.

Pra vjen gazeta e Ymer Çorapes, pro PD-së. E kapur nga PD sipas Edi Ramës.

Pastaj vjen Albeu. Pastaj vjen TV Klan me 63 përqind.

Top Channel me 62 përqind.

Shqiptarja me 62 përqind.

Vizioni me 60 përqind.

Telegraf me 60 përqind.

Gazeta Shqip me 59 përqind.

Pastaj vjen Neësbomb me plot mëshirë 54 përqind.

Pra, mediat që sulmojnë më shumë opozitën nga mëngjesi gjer në darkë, mediat që unë i kam denoncuar para jush shumë kohë përpara, janë pjesë e asaj tiranie mediatike kundër opozitës.

Janë pjesë e sistemit të persekutimit politik ndaj opozitës.

Pjesë e shpifjeve dhe trillimeve monstruoze ndaj saj, vlerësohen nga Edi Rama si media pro-opozitare me në krye Ymer Bazen, Karlo Bolinon.

About Redaksia

Check Also

Tabaku nga Strasburgu: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha nga Strasburgu, ku ndodhet për punimet e Parlamentit Europian, …