Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi mashtrimin e kryeministrit Rama, i cili pak ditë më parë nxorri studimin sikur mediet ishin të kapura nga opozita.
Berisha tha se Rama e paraqet si dëshmi të kapjes së medieve nga opozita i përqindjen e përmendjes në media ndërsa veten e nxjerr më mirë se Franca dhe Gjermania.
Berisha: E kuptoni ju tani se çfarë skandalozi është ky njeri, i cili përqindjen e përmendjes në media e paraqet si dëshmi të kapjes së medieve nga opozita.
Por kjo i bën nder opozitës se kjo dëshmon se opozita e vërtetë ka qëndruar në mënyrën më të fuqishme.
Ka qëndruar e pamposhtur.
Kjo dëshmon se reagimet e saj ndaj të gjitha akteve kriminale, korrupsionit, shpifjeve, trillimeve, kanë qenë të fuqishme dhe opozita ka qëndruar e pamposhtur.
Pra, kjo është e vërteta e medieve dhe unë këtu kam një falënderim për një portal apo gazetë Citizens.al, e cila i ka bërë një analizë të ndershme, të paanshme këtij raporti të prodhuar nga Diella e Edvin Kristaq Ramës.
Tani mund të vazhdojmë më tutje.
Ah, kjo është e bukur.
Edi Rama e nxjerr veten më mirë se Franca dhe Gjermania.
Nuk jam thotë Lukashenko, këto janë në Bjellorusi me media shtetërore.
Nuk jam Putini, nuk jam Orbani, as Erdogani, as Vuçiçi, por del edhe më mirë se sa Merz dhe Macron apo Franca dhe Gjermania, studimet e të cilave janë me metodologji krejtësisht të tjera.
Po për të nuk ka rëndësi, rëndësi ka që të paraqesë grafiqe mashtrimi.
I turpshëm!
Gazeta RD