Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA në Shqipëri

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar zyrtarisht Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri.

Në seancën e Senatit, kandidatura e Wendt mori 51 vota pro dhe 47 vota kundër, duke siguruar kështu miratimin përfundimtar për emërimin e tij në postin diplomatik.

Votimi në Senat erdhi pasi kandidatura e tij ishte miratuar më herët edhe nga komisioni përkatës senatorial, duke hapur rrugën për konfirmimin përfundimtar.

Me miratimin e Senatit, procesi i emërimit të Eric Wendt si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është përmbyllur. Ai pritet të marrë detyrën në Tiranë në ditët në vijim.

Wendt vjen me punë në Tiranë pas një eksperience të gjatë në forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet te informatat e rreme të Ramës dhe thellon krizën

Deklaratë e Partisë Demokratike Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, zonjës Marta …