Në emër të kujt demokracie Nikolla i thotë kryetarit të opozitës: “Ti nuk duhet të flasësh”?!

Nga Alba KEPI

Ne emer te kujt demokracie Kryetarja e Tempullit te votes se shqiptareve i thote kryetarit te opozites; “Ti nuk duhet te flasesh se je non grata!”

I keni shpall non grata mijera shqiptare qe votuan rithemelimin e PD, znj Nikolla?

Keni shpall non grata mijera shqiptare qe votuan kreun e PD se rithemeluar?

Keni shpall non Grata lirine e fjales, zgjedhjes e mendimit te cdo shqiptari, opozitar i juaji, shoqja deputete socialiste e Krye Parlamentare e Shqiperise?

Kjo nuk eshte çeshtje non grata kryetare e Parlamentit shqiptar!

Kjo eshte pune me koshience te thekur e qellim politik strategjik per te bere grata regjimin monist e diktatorial ne Shqiperi!

Non grata e shqiptareve te lire e demokrat jane ata qe po i boshatisin trojet!

Non grata jane mafia e pushtetit qe u vodhi votat!

Non grata jane ndraghetistet e cosanostrat shqiptare me kravata e canta 24 ore neper zyrat e shtetit, qe hapin e mbyllin kompani fiktive per te lare parate e tyre te pista!

Non grata jane killlerat me pagese te letrave e provave te falsifikuara qe fshehin te vertetat ndaj drejtesise!

Non grata jane tenderuesit qe e kane krhyer kete kryeqytet ne plantacion betoni!

Non grata jane ata qe me paaftesi e keqdashesi po shkaterrojne Sazanin, Vjosen, luginat e natyren shqiptare!

Non grata jane ministrat e ish ministra qe e kthyen kete vend ne fushe droge e shoqeri ku cdo dite vlera e morali po shuhet nga kurvlleku politik e anti shqiptar qe po gatoni!

About Redaksia

Check Also

Për vrasësit me pagesë të Shtetit Ligjor të së Drejtës…

Nga Adriana KALAJA Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur parimet e Shtetit Ligjor …

Leave a Reply