Berisha paralajmëron Ramën: Protesta në çdo shesh e rrugë, shkele mbi gjakun e 12 mijë të vrarëve në Kosovë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj replikës së kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, duke e akuzuar se ka humbur çdo sens realiteti. Ish-kryeministri gjithashtu tha se Rama është i pashpresë, dhe sado të largohet nga Parlamenti në momentin që flet Berisha, ai do ta marrë mësimin me protesta në çdo shesh e rrugë.

Në vijim Berisha e akuzoi Ramën se ka shkelur me këmbë sakrificat dhe gjakun e 12 mijë shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga forcat serbe, teksa i është bindur urdhërave të padronit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç.

“Ky zotëri ka humbur çdo sens realiteti. Vjedhja e përditshme e përorshme, duket se shërben si një narkotikë që të shkëput nga realiteti dhe bota përreth. Shkon në Ohër dhe shkelmon mbi jetën, vdekjet sakrificat gjakun e 12 mijë shqiptarëve në Kosove. A e dëgjoni apo jo ju mor zotëri, a ju bën përshtypje? Po ç’të drejtë ka ky të flasë në emër të të vdekurve në Kosove në një akt të mirëfilltë çnjerëzor, të krahasojë viktimat e agresionit serb me viktimat e agresionit në Luftën e Dytë Botërore. Çfarë njeriu është ky? Ky bën gjithçka si skllav i Vuçicit. Mirë ai që është arkitekti i gjenocidit, po ky çfarë ka. Përse i kërkohet Kosovës të njihet Ballkani i Hapur. Kush e mban mend samitin e Novisadit dhe hartën që e paraqiste Kosovën pjesë të Serbisë.

Qytetarë shqiptarë a do vazhdojmë ne të pranojmë një njeri si ky që vetëm me vjedhjet dhe vjedhjet e klikës së tij ndikon dhe rrit çmimet në stratosferë. A do vazhdojmë të pranojmë këtë njeri që shkel mbi gjakun. Vetëm fëmijë në Kosovë të masakruar, të therur janë 1400. A ka ndjenja ky njeri moj zonjë se je avokatja e tij. A ka fëmijë ky? Ku e ka ky autoritetin të flasë dhe ti krahasojë me viktimat e agresorëve në Luftën e II Botërore. Pse përdhos Parlamentin me qëllime të tilla. Kush të lejon ty të falesh gjakun e tyre. Çfarë je ti? Çfarë lidhje ke ti me ta. Paraardhësi yt Enver Hoxha është akuzuar si Hitleri për inflaticid. S’po them se i ke vrarë ti ata, por ti je një qenie e përçunduar. Ik sa të duash por je i pashpresë.

Ky ka gjet se sa ngrihem unë të flas ky ik. Po kjo s’më pengon mua që t’ia them në sy. Dhe do t’ia them shesh më shesh rrugë më rrugë, e gjithë Shqipëria do të ngrihet në këmbë se nuk durohet më kjo gjendje. Vidhni në mënyrë të padurueshme. Flisni tani për Kardhiq-Delvinën. Loti i parë prej 5 km është ndërtuar me 710mijë euro për kilometër. Loti i dytë prej 5 km është ndërtuar me 22 milionë euro, 6 herë më shtrenjtë. Ajo rrugë që u mburr sot duhet të përfundonte në vitin 2014 por e mbaroi 8 vite me vonesë”, tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply